Dyshime për korrupsion, kontrolle në zyrat e PPE-së në Bruksel

Postuar në 04 Prill, 2023 15:30

Policia belge dhe ajo gjermane bastisën sot zyrat e PPE, partia më e madhe në nivel evropian, grupi i së cilës ka numrin më të madh të vendeve në Parlamentin Evropian. Kontrollet lidhen me një hetim që vijon në Turingi, Gjermani, ndaj kreut lokal të CDU-së, Mario Voigt, i cili dyshohet për korrupsion dhe ryshfet, raporton Euronews. Voigt ka punuar për PPE-në gjatë ciklit zgjedhor 2019.

Ai ka qenë menaxheri i Fushatës Dixhitale për liderin e EPP, Manfred Weber, gjatë fushatës zgjedhore, shkruan Euractive. Hetimet ndaj Voigt përqendrohen në dhënien e kontratës për fushatën dixhitale një kompanie në Thuringia, sipas raportimeve në mediat gjermane. Vetë Voigt i mohon akuzat për korrupsion. Avokatët e tij e kanë cilësuar hetimin, i cili filloi në shtator 2022, si "disproporcional dhe të tepruar". Hetimi ndaj tij nisi shtatorin e kaluar, kor kur komiteti gjyqësor i parlamentit të shtetit Thuringia i hoqi atij edhe imunitetin.

EPP e ka selinë në Rue du Commerce, në zonën që shërben si qendër administrative për Bashkimin Europian. Si grupim politik pan-evropian, PPE përfshin disa nga politikanët më të shquar të Evropës, duke përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenten e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe Kryeministrin suedez Ulf Kristersson. EPP drejtohet aktualisht nga Manfred Weber, i cili vjen nga radhët e CSU, me bazë në Bavari.

Comments

Submitted by Mark (not verified) on

Jane zhvendosur gje zyrat e BE?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.