Federata Botërore e Atletikës përjashton transgjinoret femra nga kategoria e Femrave
Federate Botërore e Atletikës ka përjashtuar nga garat për femra personat transgjinorë femra që kanë kaluar moshën e pubertetit si meshkuj. Pra që kanë qenë meshkuj deri në adoleshencë dhe mandej kanë ndryshuar gjininë. Presidenti i Federatës, Lord Coe ka deklaruar se janë marrë masa “për të mbrojtur kategorinë e femrave në sportin tonë”. Sipas tij diskutimi i zhvilluar ka konsideruar jo vetëm gjithëpërfshirjen, por edhe moscenimin e avantazheve të pandershme.
Vendimi është marrë në interesin më të mirë të sportit…Ishte absolutisht jetike që ne të mbronim kategorinë femërore
ka thënë ai.
I pyetur sesi do t’u përgjigjej atletëve transgjinorë, Lord Coe ka deklaruar:
Deri në momentin kur ne të kuptojmë më shumë shkencën rreth këtij fakti, çka ne nuk e dimë, ne duhet t’i përmbahemi një parimi themelor që është se ne jemi ngarkuar këtu me përgjegjësinë e mbrojtjes së kategorisë femërore dhe kjo është ajo çfarë ne kemi bërë
Add new comment