Myftari: Hulusi Hako ofrohet për kandidat për kryetar të Organizatës së Veteranëve
Ka disa ditë që në gazetën “Dita”, njerëz që prezantohen si intelektualë, Fatos Tarifa, Ksenofon Krisafi dhe mes tyre edhe historiani i njohur Pëllumb Xhufi, kanë ngritur shqetësimin se në Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare po tentohet një puç nga sekretari i Përgjithshëm, Veli Myftari që synon marrjen e drejtimit.
Gjithçka ka nisur pas vdekjes së ish-kryetarit të organizatës, Odise Porodini, që i përkiste brezit të partizanëve. Në shkrimet e tyre autorët pretendojnë se Myftari po luan për interesat e veta, karrieriste, egoiste, arrogante e kështu me radhë për të dalë në thirrjen se ai duhet të heqë dorë nga njollosja e një organizate të nderuar si ajo e Veteranëve.
Mirëpo në një intervistë për MCN Tv, Myftari thotë se e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të kandidojë për kryetar dhe se për këtë post është ofruar Hulusi Hako. Sipas tij incidenti që ndodhi në një mbledhje të mëparëshme pati si protagonistë Spartak Brahon që i kishte kërkuar Myftarit të ikte, mandej me kërcënime Fatos Tarifa, diçka e pabesueshme, e me gjasë emocionale, nisur nga sentimenti për organizatën.
Në çdo rast, Myftari thotë se me këshillim të Partisë Socialiste kjo çështje do të mbahet e ngrirë për pas zgjedhjeve.
Add new comment