Terminalet e gazit të lëngshëm parashikohet të çojnë në tepricë prej 250 miliardë metrash kub në vitin 2030
Instituti për Ekonominë e Energjisë dhe Analizës Financiare paralajmëron se planet aktuale të investimeve në infrastrukturën e gazit të lëngshëm në Europë mund të kapërcejnë nevojat e kontinentit në vitin 2030. Në kërkim të alternativave ndaj gazit rus, vende të ndryshme të BE-së dhe Europës kanë menduar investime në terminalet e gazit të lëngshëm natyror. Sipas Institutit nëse kjo ndodh kapaciteti transmetues dhe depozitues arrin në 400 miliardë metra kub, ndërkohë që parashikimet janë që Europa do të ketë nevojë tregu për 150 miliardë metra kub.
Kjo është politika më e shtrenjtë e sigurimit në botë dhe e panevojshme
citohet Maria Jaller-Makareëicz, një prej eksperteve të Institutit.
Vetëm Gjermania planifikon të investojë 9.8 miliardë euro në 15 vitet e ardhshme që presupozon se krijon 9 miliardë metra kub gaz të tepërt. Kritika vjen edhe nga ambientalistët teksa aktualisht BE-ja ka vënë në axhendë investimin në burime të rinovueshme, ndërkohë që aktorë të ndryshëm politikë mbrojnë idenë se një pjesë e infrastrukturës së LNG-së mund të përshtatet për hidrogjen, tani që unioni krijoi edhe një bankë hidrogjeni.
Add new comment