Shuhet "star i mediave britanike". Shqipëria katranoset me drogë e korrupsion, Berisha shpallet lideri i opozitës

Postuar në 15 Mars, 2023 15:46

Ka një luftë mediatike që po zhvillohet mbi Shqipërinë, sidomos në mediat britanike. Gazeta “The Guardian” flet për shpalljen e lumit Vjosa parkë kombëtar, diçka që u pompua me të madhe nga kryeministri Edi Rama, qartazi në një përpjekje për lajme të mira nga vendit i tij i njollosur. “Spectator” dhe “Financial Times” flasin keq, nëse konsiderojmë keq zbardhjen e narko-realietit të Shqipërisë.

“Spectator” shkruan madje se Mafia Shqiptare mori në kontroll trafikun e drogës në Europë, duke cituar burime nga qeveria gjermane që flasin për gangsterët shqiptarë në mbarë Europën Perëndimore. Media në fjalë vazhdon më tej kur flet për zgjerim aktivitetesh të Mafies Shqiptare nga Amerika Latine, në Marok dhe Libi dhe në Francën Veriore. Autori Gavin Mortimer e krahason gjendjen e krijuar për nga shpejtësia e penetrimit me Amerikën Latine, Meksikën dhe bën thirrje se:

Europa nuk mund të lejojë një gjendje të tillë

Nga ana tjetër, FT vë në dukje skandalet e mëdha në Shqipëri duke evidentuar kështu se ylli i mediave britanike, Edi Rama, është tashmë i rrëgjuar në strofkullën e vet që kutërbon. Paradoksalisht shkrime të tilla vënë në dukje nevojën që Britania e Madhe të mos e njohë më Shqipërinë si një vend të sigurtë, sepse baza e krimit ndërkombëtar nuk mund të jetë e sigurtë dhe një vendim i tillë do të detyronte Londrën të pranonte azilkërkuesit në dallim nga tani kur ata ikin nga njëvend zyrtarisht i sigurtë.

Një tjetër element i shkrimit në "Financial Times" është përshkrimi i Sali Berishës si lider i opozitës, duke injoruar kështu non grata e Britanisë së Madhe dhe duke vënë në axhendë nevojën e një qasjeje ndryshe ndaj Shqipërisë së Edit, që është po ajo njollë e dështuar që ka qenë jetë e mot. Thjesht tani mban erë që nuk fshihet më.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

1.Tani nuk e kuptova: shpallja e lumit Vjosa park kombetar konsiderohet lajm i mire apo i keq?
2."Mafia Shqiptare mori në kontroll trafikun e drogës në Europë..."
Ne Europe ku?
Se Edi Rama jashte territorit te Shqiperise nuk ka autoritet te veproje. Pra sipas jush eshte fajtor se nje shqiptar po shkel ligjin ne Angli?
3. Shqiperia eshte vend i sigurt te pakten per ne te dy qe nuk merremi me droge. Ndoshta per trafikantet jo dhe aq. Prandaj kane kerkuar dhe gjetur zgjidhje alternative.
4. Sali Berisha nuk vjen me ne pushtet. Vini shpirtin ne paqe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.