Kina ndërmjetëson rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Iranit dhe Arabisë Saudite

Postuar në 12 Mars, 2023 12:48

Irani dhe Arabia Saudite, dy rivalët e mëdhenj në Lindjen e Mesme kanë vendosur të rivendosin marrëdhëniet diplomatike. Marrëveshja është njoftuar në një samit tripalësh në Pekin dhe është ndërmjetësuar nga Kina, një element ky domethënës për rolin që po merr ky vend në arenën ndërkombëtare.

Pas bisedimeve Republika Islamike e Iranit dhe Mbretëria e Arabisë Saudite kanë rënë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe të rihapin ambasadat dhe misionet përkatëse  brenda dy muajve

citojnë mediat deklaratën e publikuar me këtë rast.

Të dyja vendet janë deklaruar deri më tani rivalë të papajtueshëm dhe financojne grupe të ndryshme ndërluftuese në rajon sin ë Siri, Liban, Irak dhe Jemen. Ministri i Jashtëm Iranian Hossein Amir-Abdollhian ka deklaruar se Irani do të ndërmarrë nisma të tjera rajonale dhe ka cilësuar se rivendosja e marrëdhënieve me Riadin hap mundësi të mëdha për rajonin dhe botën islame.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.