Tërmeti i 6 shkurtit ishte një tragjedi për shkak të njeriut. Vetëm 5% e objekteve, sipas rregulloreve
Akademikët turq që janë ngarkuar me detyrat e ekspertimit në zonën e tërmetit të 6 shkurtit në Kahramanmaras kanë deklaruar se vetëm 5% e objekteve të shkatërruar ishin ndërtuar në përputhje me rregulloret sizmike. Një prej tyre, inxhinieri Bora Aksar ka deklaruar se cilësia e betonit ishte jashtëzakonisht e varfër ndërkohë që janë konsatuar defekte në elementët e strukturës.
Për ekspertin Onder Umut, nëse objektet do të ishin ndërtuar në përputhje me rregulloret, me siguri që do të ishin dëmtuar, por nuk do të ishin rrëzuar.
Probleme serioze u vunë re edhe në cilësinë e hekurit të përdorur pas inga konstatimet në terren u verifikuan këputje në mes, ndërkohë që karakteristikë e hekurit që duhet përdorur është hollimi i tij e mandej këputja. Nga intervistimet e kryera në terren punëtoët kanë pranuar se hekuri kishte ardhur nga vende të tjera ose ishte ricikluar nga skrapi.
Për ta plotësuar skenarin e tragjedisë me ustallëkun tipik të këtyre anëve, inxhnierët kanë vënë në dukje se në disa objekte të reja që janë ngritur së fundmi, nuk janë vërë as sondime apo vëzhgime të terrenit, çka e shndërron fatkeqësinë natyrore të 6 shkurtit në një tragjedi me shkaqe njerëzore.
Add new comment