"Kërcënimet nga jashtë po përshkallëzohen"
Kina ka njoftuar këto ditë rritjen më të madhe buxhetore për mbrojtjen që nga viti 2019. Shifra e alokuar është 225 miliardë dollarë, që përfaqëson një rritje prej 7.2%. Në një fjalë të mbajtur në Kongresin Kombëtar të Popullit, kryeministri Li Keqiang tha ndër të tjera se:
Përpjekjet e jashtme për të shtypur dhe frenuar Kinën po përshkallëzohen. Forcat e armatosura duhet të intensifikojnë stërvitjen ushtarake dhe gatishmërinë përgjatë kufirit. Ushtria duhet t’I kushtojë energji më të madhe stërvitjes nën kushte luftimi dhe të fuqizojë punën ushtarake në të gjitha drejtimet dhe zonat
Kina përfaqëson buxhtin e dytë në botë dhe për mbrojtjen ajo qëndron në krahasim me SHBA në një raport inferior, pasi Washingtoni shpenzon 800 miliardë dollarë. Megjithatë ka analistë në Perëndim që pretendojnë se Pekini nuk deklaron të gjitha fondet që shpenzon ndërkohë që në strategjinë afatshkurtër të tij shihet marrja e Tajvanit dhe nxjerrja jashtë rajonit e SHBA-ve.
Add new comment