Stoltenberg njofton se nuk do të kërkojë mandat tjetër në drejtimin e NATO-s

Postuar në 12 Shkurt, 2023 15:39

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg nuk ka ndërmend të zgjasë mandatin e tij në detyrë. Kështu është shprehur zëdhënësja Oana Lungescu, që ka vënë në dukje se Stoltenberg e ka zgjatur 3 herë mandatin dhe ka shërbyer për një total prej 9 vjetësh në detyrë.

Mandati i zyrtarit norvegjez përfundon në muajin tetor të këtij viti dhe ai e ka nisur atë në vitin 2014. Njoftimi për përfundimin e mandatit në pozicionin aktual erdhi pas vizitës së tij të fundit në SHBA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.