Korrupsioni në PE, një problem i socialistëve

Postuar në 07 Shkurt, 2023 14:43

Skandali i korrupsionit që përfshiu përfaqësues të Parlamentit Europian, po kanalizohet në funksion të intresit politik, duke dëmtuar kështu klimën për drejtësi. Sekretari i Partive Popullore Europian, grupim që mbledh parti të qendrës dhe të djathta, Thanasis Bakolas, është shprehur në një intervistë për "Politico" se :

Ky është një problem i socialistëve

Bokalas vjen në detyrën e tanishme nga një karrierë politike: ai ka qenë këshilltar i kryeministrit aktual grek, Kyraikos Mitsotakis që vetë ndodhet në një përballje të madhe me opozitën e majtë pas skandalit të përgjimeve. Në këtë kuadër zyrtari ka transferuar klimën politike të Greqisë dhe polarizimin e atyshëm në një diskutim në Bruksel. Ai ka vlerësuar planin e Presidentit të PE-së, Roberta Metsola për 14 reforma që duhen ndërmarrë për të përmirësuar besueshmërinë dhe llogaridhënien e PE-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.