Qesharake/Kreu i ri i NATO-s, përmendet thuajse çdo emër

Postuar në 30 Janar, 2023 19:35

“Politico” shkruan sot për emrin e ri të drejtimit politik të NATO-s. Kjo për shkak se sekretarit të Përgjithshëm aktual, Jens Stoltenberg, i mbaron mandati në muajin shtator të këtij viti. Teksa bën një koment mbi sfidat e drejtuesit të ri politik të Aleancës, gazeta në fjalë piketon disa emra që përfliten mesa duket në mjediset e politikës perëndimore.

Është koha për të ajrosur shtëpinë

citon “Politico” një diplomat të lartë të Aleancës.

Megjithatë zgjatja e mandatit të Stoltenberg është opsioni më i mundshëm nisur nga qëndrimi i tij në krizën ukrainase. Mark Rutte, kryeministri i Hollandës, është një tjetër emër, Kaja Kallas e Estonisë po ashtu sikundër Ben Wallace i mbrojtjes britanike. Një grup tjetër emrash përfshin femra në politikë; kryeministren lituaneze, Ingrida Šimonytė, presidenten sllovake Zuzana Čaputová dhe presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.

Koha për një femër

bën thirrje një diplomat i NATO-s, duke konfirmuar se jetojmë në kohën e budallenjve në pushtet.

Kriteri rajonal vjen në vëmendje këtu pasi nordikët kanë patur një përparësi statistikore këto vite. Ndaj të shohim vërdallë. Në skenë del edhe emri i presidentit rumun, Klaus Iohannis, por ai ka ca probleme me Hungarinë, mandej me radhë listohen kanadezë. Një lojë pa kuptim përderisa në krye të një pune duhet vënë ai që bën punën dhe plotëson disa kërkesa edhe të imazhit dhe integritetit që nuk varen nga organi gjenital.

s.zaimi

Comments

Submitted by Ardit (not verified) on

Po se kur te ndrroje Stoltenberg NATO do behet me krahe. Po c'NATO, more. Shtetet e kryetaret e tyre shikoni, pa si puna e Stoltenbergut gjen me kile, e pervec nje rroge te mire qe ai vete fiton, askush tjeter as humb as fiton edhe me cu Majlinda Bregun atje

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.