Zbulohet arsyeja pse betoni romak zgjat kaq shumë dhe pse "shëron veten"
Një grup kërkuesish nga Massachusetts Institute of Technology dhe Universiteti i Harvardit, në bashkëpunim me laboratorë në Itali dhe Zvicër, kanë mundur të hedhin dritë mbi cilësitë e betonit romak, i njohur për qëndrueshmërinë e tij përgjatë mijëvjeçarëve. Betoni romak është studiuar gjatë, nisur nga qëndrueshëmria e tij edhe në mjedise pranë ujit, por edhe në objekte me vështirësi konstruktive dhe inxhinierike si ura, ujësjellës, mure rrethues etj..
Deri më tani është sugjeruar se elementi kryesor që shpjegon cilësitë e betonit është hiri vullkanik i zonës së Pozzuolit, quajtur edhe pozonalik e që gjendet në gjirin e Napolit. Ky hi madje tregëtohej në Perandorinë Romake, që shenjon edhe periudhën e artë të inxhienierisë dhe arkitekturës romake. Autori kryesor i kërkimit, Admir Masic, një profesor në MIT thotë se copat e bardha – gurë gëlqerorë – që tipizojnë betonin romak, japin idenë e një përzierjeje të keqe, diçka që bie ndesh me aftësinë e romakëve për ndërtime masive dhe shumë cilësore.
Ideja se prania e tyre i atribuohej kontrollit të ulët të cilësisë më ka bezdisur përherë. Nëse romakët i kushtonin kaq mund realizimit të një materiali ndërtimor të jashtëzakonshëm, duke ndjekur receta të hollësishme që ishin optimizuar përgjatë shekujve, pse duhet të përpiqeshin kaq pak në sigurimin e një produkti të përzierë mirë. Duhet të ketë diçka në këtë histori
shprehet ai.
Në fakt, nga studimi i kryer në laborator rezultoi se gurët e bardhë gëlqerorë që janë tipikë në betonin romak përbehen në fakt nga forma të ndryshme të karbonatit të kalçiumit të realizuara në temperatura ekstreme. Roli i temperaturës së lartë është kyç këtu, pasi ai krijon një arkitekturë kokrizore të një materiali të thyeshëm, por reaktiv në kuptimin kimik, duke mundësuar kështu një burim kalçiumi që në ndërveprim me hirin vullkanik jep cilësi të çementimit të shtrirë në kohë. Ky është edhe ai efekti vetëshërues që vihet re në betonin romak, ku krisjet vetëmbushen me kalimin e kohës.
Add new comment