Rusia po ngrin konfliktin për të përshkallëzuar ofensivën në Ukrainë në pranverë
Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Rusia do të ulë aktivitetin ushtarak në dimër, për të përshkallëzuar ofensivën ndaj Ukrainës në pranverë. Për këtë arsye ai ka bërë thirrje për ndihmë ushtarake të shtuar për Kievin, ndërkoh që ka nënvizuër se marrëdhënia me Rusinë do të jetë e komplikuar për një kohë të gjatë.
Rusia po përpiqet tani të ngrijë konfliktin përpara se të nisë një ofensivë më të madhe në pranverë. Nuk ekzistojnë aktualisht kushtet për një zgjidhje diplomatike. Nëse duam një zgjidhje paqësore duhet të vazhdojmë të furnizojmë ushtarakisht Ukrainën
citohet Stoltenberg gjatë një komenti të bërë gjatë një videokonference të organizuar nga Financial Times.
Komentet vijnë ndërkohë që Hungaria bllokoi një ndihmë 18 miliardë euro nga BE për Ukrainën, shenjë e qartë se problemet e brendshme në Europë po negociohen në relacion me një krizë si kjo e Ukrainës ku BE ka investuar imazhin e vet.
Add new comment