Nesër ka samit në Tiranë. Mundësisht mos merrni frymë!

Postuar në 05 Dhjetor, 2022 13:43

Në Tiranë mbahet Samiti i BE-së dhe sipas zakonit edhe jeta duhet të ndalë. Në një njotim zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se për qëllime të sigurisë do të bllokohet kalimi apo parkimi i makinave në këto akse:

Cili ligj sugjeron që ndalon çdo gjë për një takim apo aktivitet politik? Në cilin kryeqytet të Europës ndodh kjo gjë? Cili dinjitet e zhbën një qytet pse dikush bujt për arsye të caktuara?

Nuk ndodh vetëm tani kjo, por sa herë ka një aktivitet publik. Maratona ta bën jetën skëterrë, vizitat e nivelit të lartë bllokojnë gjithë bulevardin, po xhanëm edhe kur kalon një bythë ministri të duhet të hapësh rrugën i njoftuar nga surratet gjysmë-kriminale të eskortave me fenelina. Të kalosh në Surrel të ndalon polici e të pyet: nga je, ku shkon, a thua po na djeg ndonjë gjë për atë që banon aty.

Masat e sigurisë kanë qëllime dhe imponojnë kufizime. Por nuk është masë kufizimi ndalimi i jetës se po na ardhkan ca nga Europa. Dhe nuk tregon seriozitet gjithë kjo zallamahi e një shteti që kurrë s’u bë i tillë, veçse me hurin në duart e lloj lloj zdapëve në uniformë që janë parathënia dhe pasthënia e ligjit me të cilin fshihet bytha sa herë këtu.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.