Pranvera 2023, afati i fundit për marrëveshjen Serbi-Kosovë
I Dërguari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak do të jetë në të dyja kryeqytetet javën që vjen. Në disa intervista të dhëna për mediat në Kosovë, Lajçak ka deklaruar se do të takojë presidentin serb Alexander Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërkohë që ka sqaruar se afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje mes të dyja palëve është pranvera e vitit 2023 me synimin që normalizimi i plotë të arrihet në fillim të vitit 2024.
Lajçak ka sqaruar edhe faktin se krijimi i Asosacionit të Komunave Serbe si detyrim që rrjedh për Kosovën nga marrëveshja e vitit 2013, është parakusht i Beogradit për të vijuar negociatat.
Add new comment