OBSH: Mbulim universal për kujdesin dentar. Problemet prekin 2 miliardë njerëz

Postuar në 30 Nëntor, 2022 01:06

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcjellë shifra alarmante mbi gjendjen e shëndetit oral në botë duke sugjeruar kujdesin universal edhe për këtë aspekt. Të dhënat janë befasuese në raport me idenë që perceptohet përgjithësisht për gjendjen në botë dhe ofrimin e shërbimit dentar. 

P.sh në ShBA, 1 në 4 të rritur kanë karies të patrajtuar, 46% e tyre mbi 30 vjeç kanë shenja të gengivitit ndërkohë që në botë problemet e shëndetit dentar prek mbi 2 miliardë njerëz. 1 miliardë preken nga gengiviti dhe se problemet e shëndetit oral janë të përhapura në më shumë njerëz sesa problemet e çrregullimit mendor, kardiovaskular, diabeti, sëmundjet kronike respiratore dhe tumoreve të marra së bashku. 

Aksesi në kujdesin dentar u mungon një pjese shumë të madhe të njerëzve dhe rekomandimi për mbulim universal është nga falas në një çmim të përballueshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.