Hebrejtë po e humbasin Amerikën

Postuar në 30 Nëntor, 2022 14:39

Amerika nuk është më toka jonë e premtuar

Kështu shkroi së fundmi artistja me origjinë hebreje, Deborah Kass. Në një shkrim të gjatë publikuar në agregatorin Yahoo, vihet në dukje rritja e ndjenjave antisemite në SHBA, një vend që shpesh është cilësuar si streha e sigurtë e hebrejve. Në shkrim evidentohet një statistikë që nëse është e vërtetë sinjalizon probleme të reja për SHBA: ndonëse përbëjnë 2.4% të popullsisë, krimet e urrejtjes kundër hebrejve përbëjnë 60%. Rastet janë të shënuara në mbarë vendin dhe kanë gjetur edhe zëdhënës si nacionalisti Nick Fuentes.

Është një komunitet që ka dëshpërimisht nevojë për mbështetjen tonë sepse po goditet nga të gjitha anët

shprehet drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

Arsyet mbeten po aq ambige sa ato të historisë së antisemitizmit në Europë, i elaboruar, por asnjëherë me përgjigje. Me hebreun vijnë në rezonancë shqetësimet e çdo shoqërie apo segmenti të margjinalizuar, ndaj edhe tropet karakteristike si bankierë, globalistë, hyjnë në veprim si element përforcues të një retorike që po saboton demokracinë amerikane siç e kemi parë deri më sot.

Problemi është historik, pasi “antisemtizmi amerikan është më i vjetër se vetë Amerika” dhe ai nuk është adresuar asnjëherë dhe as është tretur në tretësirën gjithëpërfshirëse të Demokracisë, Lirisë dhe Ëndrrës Amerikane.

Tradita anglo-saksone – WASP = White Anglo Saxon protestants – është precipitati bazë i një bloje historike të një Amerike në rolin e mikrobotës. Si dikur emfaza gjermanike kërkoi lakmuesin e vet te judaizmi, edhe sot SHBA po manifeston në procesin e frakturimit politik konvencionet raciste për të kalcifikuar një identitet që përjetohet si më i vërtetë dhe i vënë në diskutim për një kohë të gjatë. Dhe si përherë, suksesi shndërrohet në një pikë infleksioni, përderisa Hebreu nuk është kurrë anonim.

Soros, Yellen, Blankein mund të kenë të gjithë një ndikim të jashtëzakonshëm, por kështu kanë edhe figura të tjera që shfaqen shpesh në faqen e parë të Ëall Street Journal. Diçka tjetër lidh trion dhe e bën atë e bën atë shënjestër të apelit populist të Trump: ata janë të gjithë hebrenj

shkruan autori Alexander Nazaryan.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.