Video/Incidenti i Makeyevkas konfirmohet si autentik
Pretendimi i Rusisë se videoja e qarkulluar online ku shfaqen ushtarë rusë të çarmatosur që ekzekutohen nga ushtarë ukrainsë, duket se po pranohet si i vërtetë. Gazeta amerikane “The New York Times” raporton se video ngjan të jetë autentike, dhe sipas të dhënave ajo është regjistruar në mesin e muajit nëntor në fshatin Makeyevka në Lugansk.
Sipas analizës së kryer, rezluton se të paktën 11 ushtarë rusë janë vrarë në qitje të afërt, pasi një prej tyre hapi zjarr ndaj ushtarëve ukrainas që ishin aty afër.
Pala ukrainase ka deklaruar se po përcakton nëse videot janë të rreme apo jo, përpara se të nisë hetimet.
Add new comment