Syrit të fuqive kryesore nuk i shpëton as Lëvizja e Vendeve të Paangazhuara
Richard Jackson, një ish-diplomat amerikan dhe drejtues i kolegjeve amerikane në Athinë dhe Anadoll, sjell në vëmendje përmes një opinioni në “Kathimerini” atë që e quan një lloj ringjallje të Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara, nisur nga fakti se premisat gjeopolitike në botë ngjasojnë me ato të vitit 1961, kur lëvizja mori jetë. Polarizimi i sotshëm ka lënë sërish një kanal të hapur për politika neutraliteti, apo alternative ndaj dy blloqeve të ristabilizuara të paktën për nga rivaliteti sistematik. Sipas autorit, një shenjë e ringjalljes së kësaj politike ishte votimi në OKB, i përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, më 7 prill 2022.
58 vende, kryesisht pjesë e lëvizjes abstenoi
shkruan Jackson.
Sipas tij, situata aktuale ngjason me atë të viteve 1979-1983, kur Fidel Kastro “rrëmbeu Lëvizjen” duke e orientuar atë në një qasje antimerikane. Jo vetëm kaq, por nën ndikimin e Kinës dhe Rusisë, Lëvizja e cila përfaqëson 55% të popullsisë së botës, ka lëvizur nga parametrat bazë të fillesave të veta duke pranuar në anëtërasinë e vet edhe vende që janë pjesë e pakteve ushtarake, e aleancave rajonale të mbrojtjes që kanë të bëjnë me konfliktet e fuqive të mëdha dhe mospranimi i bazave ushtarake në kontekstin e konflikteve të fuqive të mëdha.
E megjithatë Bjellorusia ka vaza ruse përfshirë njësi të Spetsnaz, Su-35, S-400 dhe 30 000 trupa që kanë shërbyer si platformë për invazionin e Ukrainës
shkruan Jackson.
Sipas tij prezenca ruse në Lëvizje nën statusin e vëzhguesit ka sjellë prishje të bazave themeluese të saj dhe një de-europianizim të saj. Një politikë e tillë është kundërindikative për shkak se anëtarët e Lëvizjes janë aty për shkak të neutralitetit dhe një mënyre për të ruajtur integritetin e vet nga i ashtuquajturi intervencionizëm imperialist, të cilin sipas Jackson po e tolerojnë në Ukrainë.
Është po ashtu për t’u shënuar se ky vëzhgim nga Jackson shoqërohet me një foto të aleksander Vuçiç me Sergey Lavrov me rastin e samitit të 60-vjetorit të Lëvizjes, me të cilën dikur idenitifikohej Beogradi, shenjë kjo sadopak simbolike e shqetësimit dhe nervozizmit që ka sjellë politika e tanishme serbe në raport me Rusinë. Nervozizëm i shoqëruar me kërkesa të hapura dhe kushte që si të tilla interpretohen si ultimatum gati, pranimi i të cilit është pranim formal i cedimit të sovranitetit.
s.zaimi
Add new comment