Video/17 arrestime në Beograd, përpjekje për të vrarë zyrtarët më të lartë të shtetit
Mediat serbe raportojnë për një aksion masiv policor në Beograd gjatë të cilit janë arrestuar 17 persona që thuhet se janë pjesë e klanit “Vraçar”, pjesë e një grupimi të krijuar nga Radoje Zvicer.
Operacioni ka qenë një koordinim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme – Agjenicsë së Sigurisë së Informacionit – dhe zyrës së Prokurorit për Krimin e Organizuar.
Sipas mediave serbe pjesëtarët e ndaluar akuzohen për 3 vrasje në Beograd - konkretisht të Aleksandar Halabrin, Dragan Ristic Čadja dhe Aleksandar Šarac – si dhe të 5 tentativave për vrasje ndërkohë që raportohet se ishin planifikuar vrasje të zyrtarëve më të lartë të Serbisë.
Aksioni pason disa deklarata të presidentit Aleksander Vuçiç, se ndaj tij ka patur tentativa vrasjeje.
Add new comment