SHISH ka detyrimin e një sqarimi publik
Ka disa orë që faqja e njohur si HomeLand Justice ka publikuar në Telegram ato që i titullon si: Përdoures të Shërbimit Informativ Shtetëror. Me përdorues duhet të kuptojmë personat që kanë akses në infrastrukturën e shërbimit dhe që një pjesë e tyre siç rezulton janë të pajisur me adresë zyrtare të postës elektronike.
Ky është materiali ndoshta më kritik që është publikuar deri më tani në faqen e sipërcituar, pasi edhe materialet për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në të vërtetë kishte disa të vërteta publike që thjesht u konfirmuan. Askush nuk mund të vlerësojë për momentin integritetin e informacionit që është publikuar, as të asociojë me siguri emrat e atyshëm me funksionet përkatëse, përveç SHISH që sot ka për detyrë të sqarojë publikisht se për çfarë bëhet fjalë.
Ky është një standard në vende që quhen demokratike dhe nga ana tjetër, standardin e transparencës publike e vendosi edhe ish-drejtuesi Helidon Bendo që është i pari ndoshta që nisi praktikën e publikimit të raporteve vjetore në faqen online të SHISH.
Add new comment