Ndoshta dekada më e rrezikshme dhe kruciale që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar gjatë një fjalimi në Valdai Club, se koha e dominimit perëndimor global po i kalon historisë. Ai ka cilësuar se pretendimi perëndimor për të kontrolluar të gjitha burimet e globit, jo vetëm nuk është realist për nga raporti i forcave, por kërcënon stabilitetin e shoqërisë njerëzore si të tillë.
Perëndimi është i paaftë të sundojë njerëzimin i vetëm, por po përpiqet dëshpërimisht ta bëjë këtë dhe shumë kombe nuk e tolerojnë më këtë. Perëndimi dhe qendrat e tjera të një bote multipolare duhet të nisin një bisedë të barabartë rreth të ardhmes dhe sa më shpejt aq më mirë. Qytetërimi global është i bazuar mbi shoqëri tradicionale me vlerat e tyre tradicionale të cilat në dallim nga ato neoliberale, janë unike për secalin vend. Perëndimi ka të drejtë të mbajë dhjetëra parada gay dhe gjinore, por nuk ka pse të kërkojë t’ua imponojë të tjerëve ato
ka thënë Putin.
Duke vënë theksin mbi çështje kulturore, Putin ka zbuluar se konflikti ka rrëshkitur tashmë mbi premisa ideologjike, apo të qytetërimit, që sipas tij nuk antagonizojnë Perëndimin me Lindjen. Por një kulturë dominuese në Perëndim me pjesën tjetër.
Ka të paktën dy perëndime të ndryshme, ai tradicional, me një kulturë skajshmërisht të pasur dhe ai agresiv dhe neo-kolonial, që me diktatin e të cilit Rusia nuk do të pajtohet kurrë. Rusia nuk po sfidon elitat e Perëndimit, Rusia thjesht po mbron të drejtën e saj për të ekzistuar dhe zhvilluar lirisht…
Bota ndodhet në në dekadën ndoshta më të rrezikshme, të paparashikueshme dhe në të njëtën kohë kruciale që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore
ka shtuar Putin.
Add new comment