Apel për një këshillë: Rama-Erdogan, marrëdhënie sektare, apo shtetërore?

Postuar në 04 Tetor, 2022 12:10

Shkruan në profilin e tij në Facebook, ish-diplomati dhe publicisti Shaban Murati: 

Mesa mund të kuptojmë është fjala për çështjen e mbylljes së shkollave të Gulenit në Shqipëri që na qenkan aktualisht çështje të interesit gjeopolitik të këtij vendi. Z. Murati kritikon lidhjet okulte të politikës dhe medias në Shqipëri dhe ka një farë të drejte në këtë kuadër. Por si mund të flasësh në emër të interesit jetik të shtetit shqiptar, kur skualifikon çdo pikëpamje ndryshe? 

Shqipëria ka interes të ketë lidhje me Turqinë. Dhe interes shumë të madh. Por të thuash jetike është pak si e ekzagjeruar dhe përtej mundësive për ta shtjelluar në një status. Krahasimi me Brigadat e Kuqe nuk qëndron, sepse për aq sa dihet që lëvizja Gulen është terroriste, kjo konfirmohet vetëm nga Turqia. 

Një shtet ndjek interesat e veta, kjo është e qartë. Por cili interes e lidh Shqipërinë me shkeljen e ligjit? Pse nuk veproi z. Rama më herët me ligj kundër shkollave, por u kujtua vetëm tani? 
Z. Murati si diplomat i vjetër që është duhet të dijë diçka e të na shpjegojë ne profanëve se pse veprohet në këtë mënyrë dhe jo me ligj? 

Cili është ai interes që qëndron mbi ligjin në një vend si ky yni? A mos vallë edhe marrëdhëniet me Turqinë sot janë më poshtë se marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Erdoganit? Nëse është kështu, z. Murati si do i analizonte këto marrëdhënie: në kontesktin sektar, apo atë shtetëror. 
Më e çuditshmja: statusi kategorizohet si "Këshilla për miqtë", e poshtë të cilit vazhdojnë komentet përlavdëruese, karakteristike për berihanë. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Per dijeni.
Turqia eshte shtet, dhe kur nje organizate eshte e shpallur si e tille nga ky shtet dhe, kur ky I pari kerkon nganje shtet tjeter qe bazat e terroristeve tembyllen, atehere shteti qe i mban duhet t'i largoj ne rast se nuk i dorezon.
Murati ka thene qarte, mbani lidhje me shtetin e jo me terroristet.
Brigada Rosa ishte e shpallur nga Italia si organizate terroriste dhe nuk kishte pse te miratohej nga shtete te tjera kur ajo demtonte shtetin italian dhe nuk duhej te pritej qe vetem kur te demtonte shtetet e tjera e pastaj te shpallej edhe prej tyre.

Po ashtu edhe organizata 17 nentori ne Greqi qe ishte e shpallur si organizate terroriste, nuk duhet te lejohej te kishte baza ne shtetrt ku Greqia kishte marredhenie.

Opinioni ne Shqiperi eshte gjithmone i ndare kur vjen rasti ne marredheniet me Turqine pasi, te gjithe jemi ne dijeni persa I perket Turkofobise.
Kur ne parlament kemi nje turkofob dhe islamofob si A Gjekmarkaj, kur ne opposite kemi nje sharlatan si Sali B.tha apo Padrino si Ilir Meta
dhe Media qe gjithmone perhapin turkofobi, atehere patjeter se do te behet nje gurgule dhe do te tirhet nje lesh arapi qe askush nuk ia gjen fundin.
Kur permendin ligjin, ata qe cirren per te jane te paret qe e dhunojne, e kane dhunuar kur drejtimin evendit ia kane dhuruar Ambasadoreve te huaj ne keto 32 vite.

Submitted by redaksia on

Po edhe MEK eshte shpallur organizate terroriste nga Irani. Apo kur nuk na pelqen nje gje bejme Shvejkun?

Cila turkofobi? Nuk ka fobi ne Shqiperi, vec fobise se mos mbetet xhepi pa gje. Kaq e mesuam tani. 

Submitted by Aqif (not verified) on

Si MKO edhe Gulenin i mban nen sqetull SHBA. Shqiperia udhehiqet nga Kimetja, kjo e fundit qan per ashikun e saj ne Stamboll qe eshte ne burg, Osmanin. Pasi nuk e dogji dot Turqine e sollen tek ne.......,

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.