Thirrje për sanksione edhe ndaj Turqisë
Kreu i politikës së jashtme në Partinë e të Gjelbërve në Gjermani, Juergen Trittin, ka deklaruar në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se Perëndimi duhet të merret seriozisht me kursin aktual të Turqisë.
Turqia minon rregullisht interesat e përbashkëta të BE-së dhe NATO-s. Minon politikën e sanksioneve ndaj Rusisë, vepron kundër ligjit ndërkombëtar në Siri, parandalon embargo e OKB-së kundër Libisë dhe shkel të drejtat sovrane ndaj Greqisë…Përderisa nuk ka mekanizma sanksionesh në NATO, as është e mundshme të përjashtohet një anëtar, BE-ja duhet të konsiderojë shumë seriozisht masa ekonomike dhe sanksione ndaj Turqisë
shprehet “zyrtari me ndikim” siç e cilëson gazetar Trittin.
Ndonëse një mendim që duket se qëndron në periferi të politikës, ide të tilla janë përherë një opsion që vihet në veprim në momentin e duhur dhe përfaqësojnë në vetvete pakënaqësi të mëdha ndaj Turqisë në Perëndim.
Në parim, kjo politikë është një thirrje edhe për dhënien fund të qasjes së ish-kancerales Merkel ndaj Turqisë.
Add new comment