PD: Miliona euro mediave që të mos flasin për inceneratorët
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka denoncuar sot me dokumente siç tha ai, transfertat bankare që lidhen me aferën e inceneratorëve. E reja e Malltezit është se në funksion të heshtjes, aksioner në aferë janë bërë mediat, konkretisht Ben Blushi, dikur një tribun i të majtës dhe të varfërve, që deklaronte në Parlament se: unë shkruaj Libra. Mesa duket z. Blushi shkruan edhe libra llogarie, të paktën sipas akuzave të Malltezit.
Sot do të tregojmë dokumente të transfertave bankare nga kompania e inceneratorëve, Integrated Energy, drejt një kompanie bullgare në pronësi të sekserëve me të cilët ndan paratë Edi Rama. Miliona euro janë shuma të majme dhe të padëgjuara, edhe për kompanitë më prestigjioze të botës, por arsyeja kuptohet: nuk janë për ekspertizën, por për ‘perizën mediatike’, d.m.th që hajdutëria e inceneratorëve të mos shfaqet në ekranet e drejtorëve-sekserë që marrin lekë me thes nga Rama.
Për këtë qëllim u krijua edhe guacka në Bullgari nga sekserët e Ramës: Mërtiri-Zoto-Blushi. Të grabisin miliona euro nga paratë publike të taksave të shqiptarëve dhe me to të mbanin mbyllur gojë e ekrane!
Këto fatura fiktive, me vlerë miliona euro, janë lëshuar nga guacka në Bullgari për kompaninë e inceneratorëve në Tiranë, që gjithashtu, merr e vazhdon të marrë miliona, ndonëse nuk ekziston inceneratori.
Pyetjet sot i vazhdojmë për SPAK-un, që ka mbetur si sopatë pa bisht, që nuk i duhet gjë kurrkujt, veç Edi Ramës dhe dishepujve të tij në sektin e hajdutërisë:
1. Çfarë ekspertize ofrojnë tre sekserët e Edi Rames: Mërtiri, Zoto dhe Blushi?
2. Për çfarë ka faturuar mbi 1 milion euro, kjo guacka në Bullgari, kompaninë e inceneratorit të Tiranës që po grabit miliona euro të tjera, por incenerator nuk ka?
3. Koka është në burg për fatura fiktive prej 9 muajsh. Pse ky standard i dyfishtë?
4. Po faturat mbi 1 milion euroshe të 3 sekserëve të Edi Ramës, a janë reale apo fiktive?
tha Malltezi.
Sipas tij në kokë të aferës qëndron Edi Rama, Engjëll Agaçi, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj, kurse Blushi është një drejtor sekser bashkë me Mertiri-Zoto-Gugallja. Mbetet e paqartë sesi Blushi, Beni, e realizoi perizën mediatike të pretenduar nga z. Malltezi pa dijeninë e pronarëve të Top-Channel, televizioni ku edhe z. Blushi ka qenë drejtor i Përgjithshëm për disa kohë.
Add new comment