Ta bëjmë Suedinë sërish të madhe! Jehonë trumpiste edhe në Suedi
Jimmie Åkesson është lajmi i zgjedhjeve që mbahen më 11 shtator në Suedi. Drejtues demokratëve suedezë, ai përshkruhet nga gazeta e BE-së, “Politico” si një përfaqësues karizmatik, populist i të djathtës ekstreme që mund të trondisë sistemin politik të vendit.
Është koha që populli suedez të na japë një shans. Është koha që të na jepet shansinta bëjmë Suedinë sërish ta madhe
citohet në një ndër deklaratat e veta ai. Një formulë e njohur tashmë që ngjiti kaq shumë në një pjesë të spektrit politik perëndimor.
Åkesson nuk pritet të jetë kryeministër, por ai konsiderohet si dikush që ka shanse reale të diktojë politika në qeverinë e ardhshme të vendit.
Partia e tij i ka rrënjët në grupet neonaziste që nisën të vepronin aktivisht në vitet ’90, tregues ky i një procesi të qëndrueshëm fermentimi politik që ka ardhur në ngjitje. Sondazhet tregojnë se partia në fjalë mbështetet nga 22% e votuesve, me vetëm 6% diferencë nga partia aktuale në pushtet, socialdemokratët me 28%.
Comments
America first (nenkupto e
America first (nenkupto e madhe). Suedia first . Shqiperi e madhe. Angli a e madhe. Dhe kjo sipas jush eshte fryme. Fale zotit eshte trendy. Por ena eshte po ajo. Quhet toke. First eshte antipodi i internacionales. Toka eshte po ajo. Shqiperia e madhe? Ne raport me ke? Me greqine e madhe? Me Serbine e madhe. Po sikur te rrinim te gjithe te vegjel? Do harxhonim me pak energji. ( Me kete cmim qe ka arritir pastaj mund ta kuptojme cfare kostoje ka te qenit i madh). Perqindjet e votuesve lidhen me sa kemi qene te zot ti veme shqiptaret kunder grekeve apo serbeve me qellimin e larte "albania first". Apo anasjelltas.
Add new comment