Naftë kemi, por ajo është e rëndë. Po zbulohet, çmimet i vendoste tregu dhe tani Bordi
Nafta shqiptare është e rëndë dhe ajo është për industrinë. Kështu kemi dëgjuar vitin e shkuar kryeministrin që mbronte me të madhe edhe politikën e rregullimit të çmimit final nga tregu. Dëgjojeni se çfarë thotë z. Rama në tetor të vitit 2021:
https://www.youtube.com/watch?v=1hzzKmfdX8Y
Pastaj, në korrik të këtij viti, po bëhej një zbulim i madh në Shpirag që do ndikonte mbarë Europën. E bashkë me leksionin për zbulimin që po kryhet – një frazë kjo logjikisht e dyshimtë – kemi edhe leksionin mbi mikpritjen:
https://www.youtube.com/watch?v=5fB7keljUMM
Pra naftë kemi, ajo nuk bën për benzinatën(term i përdorur nga z. Rama). Naftë do zbulojmë, padiskutim që po. Dhe jo vetëm nga Shell në Shpirag, por edhe në Delivinë.
Sot Agjencia Telegrafike Shqiptare publikonte lajmin se:
Administratori i Albpetrol-it, Klejdi Cenmurati zhvilloi sot një takim me drejtues të kompanisë “Delvina Gas Company” Ltd, ku diskutoi mbi ecurinë e punimeve dhe perspektivat për zhvillimin e mëtejshëm të vendburimit të Delvinës. Cenmurati bëri të ditur se në vendburimin e Delvinës janë kryer investime të shumta në infrastrukturë, pajisje sipërfaqësore, punime nëntokësore dhe shpimi në pusin “Del – 12”, prej të cilit priten rezultate të mira për prodhimin e gazit natyror dhe kondesatit. Vendburimi i Delvinës i zbuluar në vitin 1987, me pusin Del-4 dhe pusin Del-12, sipas dokumenteve jep aktualisht një prodhim të stabilizuar në masën 8-10 mijë Nm3 /ditë
Ta përmbledhim: Naftë kemi, por ajo ka squfur e shkon për nënprodukte industriale.
Naftë kemi, por çmimin e cakton tregu. Dhe kjo që kur u ra dakord që do jetojmë në demokraci.
Naftë kemi, por pritet të zbulohet ende. Madje në sasi të konsiderueshme.
Naftë kemi dhe do kërkojmë edhe në Delvinë që ka nisur që më 1987, sepse u rritën çmimet. Çmimin e naftës e cakton Bordi.
Made in Shqipëria e Edi Ramës.
s.zaimi
Comments
Bordi eshte nje shpikje pa
Bordi eshte nje shpikje pa kuptim perderisa gjithkush mund te marre licence per nje distributor. Por shkrimi nuk lidhet fare me bordin.
Add new comment