Do të jetë shekulli i Turqisë

Postuar në 30 Gusht, 2022 01:08

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar gjatë një tubimi në qyetin Kütahya të Anatolisë Perëndimore se shekulli që jetojmë do të jetë i Turqisë. 

Ne jemi të vendosur ta kthejmë shekullin në të cilin jetojmë në një shekull të Turqisë…Ne do të vijojmë në rrugën tonë me vizion 2053 dhe 2071. Falë politikave dhe arritjeve tona në 20 vjetët e fundit Turqia është bërë një ndër vendet më strategjike në raport me zhvillimet rajonale dhe globale. Nëse ne sot, kemi vizionin e bërjes së Turqisë një ndër 10 ekonomitë e para në botë, kjo është falë përpjekjeve tona për fuqizimkn e infrastrukturës në vend

është shprehur Erdogan. 

Sipas tij, Turqia po e përballon më mirë se shumë vende të tjera situatën e tanishme dhe ka shtuar se gjendja do të përmirësohet ndjeshëm në vitin 2023. 

Siç them gjithnjë, ne kemi nevojë për më shumë durim dhe mbështetje. Fuqia jonë më e madhe është uniteti dhe vëllazëria jonë

ka thënë Erdogan. 

Comments

Submitted by Mirush (not verified) on

A jane rraketat ruse hallall per Greqine dhe haram per Turqine?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.