Stigmatizues! Fushatë për ndryshimin e emrit “lija e majmunit”

Postuar në 28 Gusht, 2022 00:48

Me linë e majmumit – anglisht: monkeypox – ka lindur një problem i ri. I natyrës humane. Emri që i është vënë sëmundjes po gjykohet si i papërshtatshëm dhe që krijon stigma, madje paragjykime. Ka që thonë se është emër racist, të tjerë që është ofensiv ndaj gay-ve, ka edhe më tej që mendojnë se kjo çon në vrasje masive të majmumëve. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hapur një diskutim për të shqyrtuar çështjen në fjalë. 

Lija e majmunit është një lloj emri i çuditshëm për të emërtuar një sëmundje që tani po prek njerëzit

citohet i njohur Anthony Fauci. 

Për t’i ikur fajit se po persekutojnë një specie të tërë për shkak të një problemi që ajo ka krijuar pa faj për njerëzit, agjenci të ndryshme në botë po kalojnë te shkurtimet. 

MPX, M-P-X apo “empox”, janë disa. Në Oregon, New Jersey dhe Vermont po përdorin hMPXV. Përderisa sëmundja po prek edhe njerëzit pse atëherë të tabelizosh me kartelë një specie të tërë? Ja një dilemë etike që lind në një botë që po e sheh gjuhën nën optikë kirurgjikale. Emri ka kohë në fakt, ai ka qarkulluar si i tillë në manuale që nga viti 1958 kur edhe virusi u dokumentua në një grup majmunësh në laborator. Ndonëse ka mbi 64 vjet që ka atë përdorim, ne nuk kemi dëshmuar rritje të armiqësisë ndaj majmunit. Dhe kjo ndodhi shumë kohë para vitit 2015 kur OBSh dhe OKB miratuan një kuadër të praktikave më të mira për emërtimin e sëmundjeve. 

Mirëpo emërtesat krijojnë asosacione: p.sh gripi i derrit ka ndikim negativ të paqëllimtë, njësoj si gripi i pulës, apo Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme e kështu me radhë. Ndikim ekonomik në një sektor. Kafshët në fakt mund të asociohen me vende të caktuara, kontinente dhe kështu kalohet nga një emërtim soontan apo praktik në një gjendje të re relacionale në planin emocional. Diçka që përforcohet në botën e ndërlidhur në kohë reales i sot. 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

E gjitha kjo duket pak si "too far fetched", sic thuhet anglisht. Bota eshte bere shume e ndjeshme ndaj lloj - lloj budallalleqesh. I bie qe me e mira do te ishte qe semundjet te mos kishin emra, po te njiheshin me numra, keshtu nuk do t'i mbeste hatri askujt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.