lija e majmunit

Stigmatizues! Fushatë për ndryshimin e emrit “lija e majmunit”

Postuar në 28 Gusht, 2022 00:48

Me linë e majmumit – anglisht: monkeypox – ka lindur një problem i ri. I natyrës humane. Emri që i është vënë sëmundjes po gjykohet si i papërshtatshëm dhe që krijon stigma, madje paragjykime. Ka që thonë se është emër racist, të tjerë që është ofensiv ndaj gay-ve, ka edhe më tej që mendojnë se kjo çon në vrasje masive të majmumëve. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hapur një diskutim për të shqyrtuar çështjen në fjalë. 

Lija e majmunit është një lloj emri i çuditshëm për të emërtuar një sëmundje që tani po prek njerëzit

Vendim personal i kreut të OBSH: Lija e majmunit shpallet emergjencë shëndetësore publike ndërkombëtare

Postuar në 23 Korrik, 2022 18:09

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka marrë sot një vendim që do të ketë pasoja për autoritetin dhe besueshmërinë e këtij institucioni. Kreu i saj, Tedros Adhanom Ghebereyesus ka njoftuar se OBSH e ka cilësuar linë e majmunit  emergjencë shëndetësore ndërkombëtare. Vendimi ka rëndësi për faktin se ai konsideron 16 000 raste në mbarë botën për një sëmundje që doli në media sapo u kuptua se emergjenca pandemike me CoVid-19 nuk mund të mbahej më.

Subscribe to RSS - lija e majmunit