Drejt Marsit, NASA nis projektin Artemis
Të hënën pritet të kryhet testi i parë i projektit të NASA-s, Artemis. Dhe ambiciet e tij janë shumë të mëdha: të çojë në Hënë të parin njeri me ngjyrë dhe të parën femër.
Nga viti 1969 deri në vitin 1972 në sipërfaqen e Hënës zbritën 12 njerëz, por asnjë nuk ishte me ngjyrë apo femër. Tani ky makth merr fund. Njerëzimi është më i qetë pasi NASA ka menduar të qetësojë ndërgjegjen globale me një program që inkapsulon barazinë gjinore dhe pigmentore në hapësirë.
Ekuipazhi i parë mendohet të niset në vitin 2024, do të oribitojë në Hënë, por nuk do të zbresë. Do të jetë Artemis 3 që do të zbresë në Hënë, një zbritje kjo e para që nga17 dhjetori 1972. Zbarkimi do të bëhet në polin e jugut, ku është zbuluar akull, ndërkohë që zbarkimet e mëhershme janë kryer në ekuator. Artemis 3 parashikohet të fluturojë më 2025-ën dhe që nga ky moment NASA mendon të nisë misione me ekuipazh njerëzor një herë në vit.
Agjencia ka menduar ndërtimin e një stacioni hyrës në satelitin e Tokës ku astronautët do të qëndrojnë nga 30-60 ditë me pikësynimin final eksplorimin që aty të Marsit, të cilin NASA e quan një hap gjigand për njerëzimin.
Add new comment