10 fishim i çmimeve të energjisë elektrike. Presidenca çeke premton samit europian

Postuar në 27 Gusht, 2022 00:14

Presidenca çeke e Bashkimit Europian ka premtuar mbajtjen e një samiti të posaçëm për energjinë në kontekstin e një krize që po globalizohet. 

Njoftimi vjen ndërkohë që çmimet e energjisë elektrike po thyejnë rekorde: në Gjermani çmimk arriti në 995 euro/megavat, në Francë 1100 euro/megavat, 10 fish më lartë sesa çmimi i fundit të vitit që lamë pas. 

Rregullatori britanik i energjisë, Ofgem, njoftoi se do të rrisë nga 1 tetori çmimi  e energjisë drejt një mesatareje prej 4 197 dollarësh në vit. 

Një presion i jashtëzakonshëm mbi të gjitha ekonomitë me një shkak të vetëm të identifkuar: gazi rus. Kjo për shkak se 1/5 e elektricitetit në Europë prodhohet nga impiante me gaz, lëndë e cila ka arritur në 341 euro/megavat, ndërkohë që në Francë shtohet faktori I mbylljes së disa reaktorëve bërthamorë për shkaqe korrodimi. Nga 56 njësi të tilla, vetëm 24 janë në punë. 

Franca që tradicionalisht ka qenë eksportuese e energjisë është tani një importuese

shkruan France 24. 

Për përballimin e krizës dhe pasojave të saj vendet europiane kanë mbledhur 236 miliardë euro që nga shtatori i vitit të kaluar nisur nga fakti se çmimet nisën të rriten me kufizimet e CoVid-19 dhe me luftën shpërthyen. Fushata kursimi kanë nisur në të gjitha vendet dhe Gjermania ka paralajmëruar se do të ndërpresë ujin e ngrohtë në dimër në mjediset administrative. 

Nisur nga të gjitha këto, parashikimi për një recension në tremujorin e parë të vitit 2023 është thuajse i sigurtë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.