Politika e jashtme e Shqipërisë ka vetëm një shpjegim: Siç do Amerika!

Postuar në 23 Gusht, 2022 18:33

Në një samit virtual « Platforma e Krimesë » ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ndër të tjera ka thënë :  

Për ne në Shqipëri, për ne në Ballkanin Perëndimor, këto krime dhe këto imazhe na prekin thellësisht. Përpara agresionit të jashtëligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës, Ballkani Perëndimor ishte skena e luftës së fundit në Evropë. Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka mbështetur në maksimum Ukrainën dhe rezistencën e saj heroike ndaj agresionit, duke qenë një nga vendet e para që dërgoi armatime në Ukrainë, duke kontribuuar në Konferencën e Donatorëve, duke miratuar kornizën ligjore të duhur që na lejon të mirëpresim në vendin tonë ukrainasit që ikin nga lufta dhe duke qëndruar në një linjë me të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe duke bërë maksimumin në Këshillin e Sigurimit, si bashkëpenëmbajtës me aleatët tanë të SHBA-ve, për të mbështetur diplomatikisht Ukrainën dhe për të izoluar Rusinë.

Por ka edhe një arsye tjetër, ndoshta edhe më të rëndësishme, pse Shqipëria mbështet Ukrainën dhe pse ne besojmë se çdo vend që beson në të drejtën ndërkombëtare, në Kartën e OKB-së, në rendin e bazuar në rregulla, duhet të mbështesë Ukrainën deri në çlirimin e të gjitha territoreve të pushtuara, rivendosjen e sovranitetit të saj mbi të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht dhe tërheqjen e plotë të forcave ruse nga çdo pjesë e territorit të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës. Sepse duke mos e bërë këtë tani, do të rrezikohet i gjithë rendi i bazuar në rregullat ndërkombëtare, e gjithë arkitektura e sigurisë në të cilën ne të gjithë mbështetemi për paqen dhe stabilitetin në botë dhe do të inkurajonte çdo vend dhe lider autoritar në botë, që të ndërmarrë të njëjtat veprime si këto

A i qëndron të vërtetës kjo që thotë ministrja? Jo.

Së pari kush vallë beson se nga lufta në Ukrainë, u prek Olta Xhaçka? Mister do ishte nëse një gjë e tillë do të ndodhte. Dhe a mund të futet një shtet në luftë sepse u prekën ministrat e qeverisë?

E dyta, qeveria shqiptare ka qenë e para që dërgoi armë edhe për kurdët në Siri, me mekanizma që ende nuk janë publikuar. Dhe për këtë mori përgëzime nga partnerët perëndimorë. Po pse e bëri këtë? Sepse ndoshta edhe atëherë u prek Olta Xhaçka? Jo, e bëri sepse iu kërkua nga ustallarët të cilët i ka tutorë të ekzistencës së vet politike.

E treta, ky vend që mbështet sovranitetin pse nuk ka një qëndrim për Sirinë p.sh?!

Nuk ka asgjë të keqe në vetvete kjo gjë. Këtë e dinë të gjithë: ne jemi vend i vogël dhe kemi nevojë për mbrojtje. Ka vende si Mali i Zi që përmasën e kompensojnë me politikë të kujdesshme. Ne kemi zgjedhur të bëjmë servilin dhe të jemi më katolik se Papa. Gënjejmë veten, askënd tjetër. Shqipëria bën shumë mirë që prononcohet për sovranitetin si parim funksional i rendit ndërkombëtar, por në botën tonë, ky fill po bëhet përherë e më i hollë dhe faji, apo përgjegjësia po bëhet simetrike. Ndaj protagonizmi si ky i znj. Xhaçka mund të shërbejë për të bërë hosananë e radhës, jo për të nderuar vendin tonë. Nëse ka ende shpresa për këtë xhanëm.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po te ishe ti ca do boje? Sado ta ka qefi. nuk ta mban te behesh me ruset. Dhe jo per parime. Shisni pordhe kot. Duket sikur cdokush qe ka mendjen e vet mund te jape nje skenar me vete. Por ne fakt ka vetem dy skenare. Dhe per ju skenari me i mire eshte te shkartisen letrat, se ju me Salen tuaj po spatet dy xhola dhe 4 dysha ne dore nuk fitoni asihere. Dhe shpresa e vetme per ju ka ngel Putini.

Submitted by XXL (not verified) on

filluan me shkruajtur delfinet e rames
tyyyyt shejtane pa din e imam

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.