Spiunët i kapim, vrasësit na ikin. Timofeeva e ndaluar në Gramsh rezulton fotografe e njohur e Urbex
Në Gramsh u identifikuan disa agjentë rusë. Ushtarët i neutralizuan dhe tani dora e zgjatur e Vladimit Putinit mbi infrastrukturën e NATO-s mori goditje.
U prononcuan të gjithë për këtë, që nga presidenti e deri tek më I fundit. Mund të kemi të bëjmë edhe me spiunazh për llogari të muzeumeve, apo edhe shteteve. Puna është si administrohet një informacion I tillë. Si mundet që sapo janë ndaluar disa persona, dyshimi ngrihet vetiu për veprimtari spiunazhi ? Gazetarët tanë të kronikës janë të specializuar na parashikimin e vrasjeve dhe nuk para ia tonë shumë për teori spiunazhi.
Megjithatë lajmi ka marrë dhenë dhe deri sa të sqarohet – dhëntë Zoti të jenë spiunë që kryeministri të dalë e të mburret pak pasi i ulën brekët me AKSHI-n – do duhet thënë se një prej personazheve të ndaluar, shtetasja e raportruar me emrin Svetllana Timofeeva, rezulton të jetë një personazh i njohur në Urbex, apo Urban Exploring. Eksplorimin e mjedisve të krijuara nga njeriu, si p.sh baza ushtarake etj.
Në rrjetin social Reddit, Timofeeva është identifkuar si vajza që shoqëroi një tjetër eksplorator të njohur të këtij zhanri, që vepron nën emrin Bald&Banckrupt, me merin e vërtetë Arthur Chichester, që në korrik të këtij viti bëri bujë me një video të marrë në kozmodromin e Buranit. Sipas përdoruesve të Reddit, vajza që e shoqëron Chichester është pikërisht rusja e ndaluar në Gramsh dhe në po atë video atë dy shfaqen duke bërë filmime të fshehta.
Po kështu Timofeeva ka qenë përfshirë në një incident tjetër në janar të këtij viti në Egjipt, çka jep të kuptojë se personi në fjalë është i njohur në këtë fushë dhe ngjan pak e vështirë që të përdoret për spiunazh.
Megjithatë e rëndësishme është që spiunët kapen, vrasësit kërkohen në këtë vend.
Comments
Rk
Ata qe kane shkateruar industrine, bujqesine, drejtesine, policine, ushtrine, ne i quajme Patriote.
Keta qe futen ne objekte pothuajse pa interes, jane spiune!
Add new comment