Ishte një nga fëmijët e udhëheqsave...Plazhet tona i kemi për vete!
Shqipëria është një vend bregdetar. Por i kujt është bregu? Ja pyetja që ka rëndësi. I zaptuesve që mbështeten nga pushteti. Riviera jonë e dëshmon më së miri këtë zaptim nga ata që kanë imunitetin e politikanit.
Pavarësisht se kryeministri është bërë si puna e atij gjermanit që numëronte gratë në filmin “Dimri i fundit” teksa numëron gjermanët, francezët apo polakët, e vërteta është se prona mbi bregun është në një dorë. Të enturazhit të z. Rama, ministrave, shokëve, miqve, ku hyjnë edhe gazetarë.
Parimi “deti është i yni, aty lahemi ne”, është i vjetër këtu. Padashur, mentalitetin e kësaj lloj elite e zbulon në një intervistë për Tv Klan në vitin 2010, Pirro Andoni, ish-ambasador në Argjentinë. Padyshim një episod i izoluar, por kur sheh sot se çfarë ndodh me tokën, bregun dhe pronësinë me të, nuk mund të mos e lidhësh “gabimin e tranzicionit” jo me një strategji, por me një mendësi që përkon me praktikën e këtyre viteve. Është ironike megjithatë të shohësh sesi i ashtuquajturi komunizëm prodhoi këtë konsumizëm në radhët e veta më të larta, shprehje e qartë se idetë janë të huaja për kokën tonë, në vasalitet të përjetshëm ndaj stomakut.
Add new comment