Ambasadori grek në Serbi: Pozicioni ynë për Kosovën nuk ndryshon
Mediat serbe kanë qarkulluar një intervistë të ambasadorit të Greqisë në Serbi, Georgios Diakofotakis, dhënë për agjencinë “Tanjug” përmes së cilës janë vjelë një titulltë njohur: Greqia nuk do ta njohë Kosovën.
Gjatë vizitës së tij në Beograd ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias përsëriti se pozicioni i Greqisë mbetet i pandryshuar dhe se ajo nuk ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës
citohet ambasadori.
I pyetur mbi deklarimet e ministres së Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla se pesë shtetet që nuk njohin ende Kosovën do ta ndryshojnë qëndrimin së shpejti, nisur nga Athina, diplomati tha se:
Aktualisht nuk ekziston një gjë e tillë dhe Greqia nuk është nën ndonjë presion për ta bërë këtë gjë. Së bashku me anëtarët e BE-së Greqia mbështet plotësisht përpjekjet e Miroslav Lajçak dhe e vlerëson punën e tij. Ne shpresojmë për një marrëveshje përfshirëse mes Beogradit dhe Prishtinës siç parashikohet nga përfundimet e Këshillit të Europës në përputhje me aquis të BE
ka thënë ambasadori.
Vëmendja dhënë intervistës konfirmon se në relacionet Greqi-Kosovë ka nisur të lëvizë diçka dhe se normaliteti praktik i marrëdhënieve mes të dyja vendeve paralajmëron se status quoja është diçka që nuk mbështetet më.
Add new comment