Teza(mjerane) e gushtit: Opozita Berisha-Meta kanë përballë SHBA, jo Ramën
Një faqe online, tesheshi.com, ka publikuar një shkrim sipas të cilit mesazhi kryesor është: Berisha ka kundër SHBA, jo Ramën. Shkrimi është qarkulluar nga faqja pranë qeverisë shqiptare, Tema, dhe tenton të ngulisë një ide që e eksporton luftën politike të Tiranës si pjesë të axhendës amerikane. Nga merr shkas ky interpretim?
Një grup senatorësh amerikanë kanë propozuar një “Akt për Demokracinë dhe Avancimin e Ballkanit Perëndimor”, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara do të përdorin ndikimin e tyre në aleancën e NATO-s për të “ruajtur një mjedis të sigurt në Bosnje”, veçanërisht nëse Rusia bllokon zgjerimi i misionit EUFOR në atë vend. Akti thotë se zgjatja e misionit EUFOR është “në interesin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara
shkruan faqja në fjalë, që pasi liston aktivitetet destabilizuese në rajon shkon në përfundimin:
Nga përmbajtja e këtij Akti, kuptohet qartë se pse SHBA nuk do lejojë destabilitet në rajon, duke goditur më parë figura me impakt rrezikshmërie për një gjë të tillë. Në rastin e Shqipërisë, i tillë shihet Berisha, tashmë i shpallur “non grata”, por dhe ortaku i tij politik Meta, goditja ndaj të cilit po vjen me hapjen e një dosjeje që zbulon të kaluarën e tij kompromentuese si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Nuk është e vështirë të kuptohet se pas këtij zhvillimi të fundit në politikën shqiptare qëndron SHBA. Ashtu siç nuk është e vështirë të kuptohet se Uashingtoni nuk do lejojë riardhje në pushtet të dyshes Berisha-Meta, të cilët i sheh dhe si destabilizues
Mjerimi ka shumë manifestime, në Shqipëri. Një ndër to është edhe ky lloj interpretimi. Sepse aktualisht Berisha është ricikluar në politikë përmes një dekreti nga përtej oqeanit. Non grata uk e nxori atë nga politika, por e rifuti, pikërisht pse përkufizimi i tij si destabilizues është fare i pabesueshëm. Pa folur për faktin se SHBA nuk i dha Berishës as të drejtën e autokritikës që edhe Enver Hoxha ia dha Mehmet Shehut!
Nga ana tjetër, vendosja në një plan e Bosnjes e Shqipërinë është më keq se mjeran, sepse kërkesa për stabilitet në Bosnje lidhet me strukturën e atij shteti dhe investimin për shpërbërjen e tij. Në Shqipëri politika amerikane ia kaloi në mjerimin e vet edhe faqes në fjalë kur arriti në pikën që edhe protestat e Lulzim Bashës i cilësoi si rrezik për stabilitetin. Mandej të njëjtin njeri e shpalli beniamin të vetin.
Sot ne kemi Berishën dhe Metën që janë në aksion politik brenda suazës së sistemit demokratik: premtojnë protesta, denoncime aktesh korruptive, hapje dosjesh etj. Ku kërcënon ky ushtrim demokratik stailitetin e Ballkanit Perëndimor?
Sigurisht që SHBA kanë instrumente të stabilizojnë apo jo një vend, lëre më Shqipërinë. Por dora doës me këtë politikë të tyren është krijuar, rikrijuar dhe shtuar edhe anti-amerikanizmi, refluks jo vetëm i nayrshëm politik, por edhe qasje humanizuese ndaj asaj politike që është asgjë më shumë se gangsterizëm që shfaqet me receta demokracie. Por aspekti më fatkeq i analizës është nxjerrja e luftës politike, e stabiliteti si mall eksporti, si transfertë për SHBA, duke harruar ndoshta se Shqipëria gjoja ka një qeveri, ka institucione dhe ka një kryeministër që thotë: kemi bërë shtet.
Si mundet që ky lider të ikë kështu nga beteja dhe të luajë me kartën amerikane sa herë ndjen se nuk i ka mirë punët. Fatkeqe është po ashtu fakti se z. Rama është i gatshëm, për shkak të sistemit psiko-politik që ka krijuar të sakrifikojë çdo gjë, për të mbajtur karrigen. Ai është aktualisht për herë të parë në betejë reale, përballë dy kundërshtarëve që i kanë atij po aq material, sa u ka ai atyre dhe sot e kërkon zgjidhjen te bërja e Shqipërisë politike në një servitut. Po a nuk ishte ky njeri që fliste për nxjerrje në pension të Berishës, për 1 milionë shuplaka etj? Si vallë sot vijmë në pikën që z. Rama ngjan më i plakuri, më rrangalli në politikë? Dhe kë ka përballë ky xhanëm? Amnistinë fiskale p.sh? Ku ta dish!
Këtë mund ta gjejnë analiza si këto të faqes në fjalë, por mund ta gjejnë edhe SHBA meqë janë shndërruar në një vend që bezdis shumëkënd edhe me pretendimet e veta morale në një botë që e ka bërë kështu si është sot. Një vend që herët apo vonë do kuptojë se nuk ka pse bëhet palaço e Historisë, të cilës nuk mund t'i vërë sanksione.
s.zaimi
Comments
Mendoj te ndertohet nje burg
Mendoj te ndertohet nje burg per gjithe vipat hajdut te gjithe krahave.
Do behej e mundur cpronsimi I tyre.
Do I ktheshin shtetit parat e vjedhura dhe depozituar neper bote.
Une do I kerkoja te parit vendit teme dergonte drejtues I ketij institucioni vetem nje vit
Sa per problemin e sigurimit shtetit duhet te ndahet si institucioni nga spiunet keqb eres.
Nje shtet qe nuk ka sigurim Ai nuk eshte shtet.
Kush te kete bere krime ne sigurimin e shtetit jasht ligjit te kohes duhet te ishte ndeshkuar.
Por dhe sot sigurim kombetare ka dhe duhet mbeshtetur ne punen e tije.
Politika e soteme duhet te largohet sa me larg se shkuares dhe te beje hapa per te ardhmen.
Add new comment