Megjithë përmirësimin, mbetet e paqartë nëse Kina ka kapacitetet për pushtim të Tajvanit
Stërvitja kineze pas vizitës së kryetares së Kongresit amerikan në Tajvan, Nancy Pelosi, ishin një mundësi për ekspertët ushtarakë perëndimorë. Kështu shkruan France 24 që referon për këtë çështje të sigurisë globale e cila ka marrë një ritëm tjetër, Alessio Patalano, një profesor në King’College London, specialist në strategjinë detare të Azisë Lindore.
I pyetur nëse stërvitjet e fundit të Kinës provojnë kapacitetin e saj për një pushtim të plotë të Tajvanit, Patalano thotë se:
Është e qartë se kapacitetet e Kinës janë përmirësuar gradualisht që nga stërvitjet ushtarake të viteve 1995-1996 dhe ato të fillim viteve ‘2000. Kësaj radhe ata kanë raketa me rreze më të gjatë dhe municion më cilësor. Ndonëse marina kineze mund të dislokohet tani në mënyrë më komode larg nga sterea, përtej bregut lindor të Tajvanit, mungon ende informacioni mbi kapacitetet kineze në nëndetëse…Kërcënimi ushtarak është shumë më i besueshëm tani sesa 20 vjet më parë. Por mbetet e paqartë nëse ushtria kineze mund të kryejë një operacion ushtarak në shkallë masive në Tajvan
Një ndër pikëpyetjet kryesore që shtrohet përherë në raste të tilla është testimi periodik i njësive ushtarake dhe doktrinës së tyre në luftime të vërteta. Në këtë drejtim janë vetëm dy ushtritë e mëdha që e kanë këtë përvojë: ajo amerikane dhe ajo ruse.
Kina nuk ka qenë e përfshirë në një konflikt të madh që nga viti 1979 dhe në këtë kuadër ajo megjithë demonstrimet e veta duhet të provojë se çfarë është në gjendje të ekzekutojë në praktikë, duke nisur kjo edhe nga përvoja gati poshtëruese e ushtrisë ruse në Ukrainë.
Këto stërvitje do të tregojnë se deri në ç’masë e kanë përmirësuar kapacitetet koordinuese reformat e vitit 2016, të cilat krijuan pesë zona të bashkuara komandimi. Në pamje të parë ky duket se është rasti. Kjo nuk do të thotë se koordinimi do të jetë perfekt. Stërvitjet e tanishme kineze zgjatën pak ditë, aty ku operacioni ushtarak për të pushtuar Tajvanin do të kërkojë shumë më tepër kohë. Siç e pamë me planet ruse të pushtimit të Ukrainës, ka një dallim themelor mes një plan në letër dhe luftës reale
shprehet Patalano.
Nën reformë dhjetë vjeçare ka qenë edhe ushtria tajvaneze dhe përtej nivelit të ndihmës dhe armatimit masiv nga ShBA duhet thënë se ushtri si këto në Ukrainë apo Tajvan kanë avantazhin se përfitojnë stërvitje dhe asimilojnë taktika të reja nga perëndimi, sidomos ShBA që ka ushtrinë më të mirë në botë, jo vetëm në pajisje, por edhe në burime njerëzore dhe strategji për shkak të angazhimit 30 vjeçar në disa luftëra me sfida që nisin nga fronti i vazhduar deri te policimi dhe betejat urbane.
Add new comment