Rosatom i Rusisë dakordësohet për ndërtimin e një impianti bërthamor në Turqi

Postuar në 30 Korrik, 2022 19:13

Agjencia shtetërore bërthamore ruse, “Rosatom”, ka njoftuar lidhjen e një kontrate për përfundimin e punës së ndërtimit të një impianti bërthamor në Turqinë jugore.

Termat e kontratës parashikojnë një financim prej 20 miliardë dollarësh për mbylljen e punimeve në impiantin e qytetit bregdetar të Mersin, pasi kontrata fillestare e nënkontraktorit të “Rosatom”, Akkuyu Nukleer dhe kompanisë turke IC Ictas, përfundoi.

Marrëveshja fillestare është nënshkuar në parim që në vitin 2019 mes presidentëve të të dyja vendeve, por aktulaisht konkretizimi i saj po vlerësohet si një gjest i vullnetit të mirë nga Rusia për ndërmjetësimin e marrëveshjes së grurit me Ukrainën.

Impianti parashikohet të plotësojë 10% të nevojave të Turqisë për energji elektrike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.