Guvernatori i Bankës së Shqipërisë përfundon në SPAK për një shpikje
Kryetari i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë, Alban Ruli, ka akuzuar, madje ka kallëzuar Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Duke folur në MCN Tv për një skemë mashtrimi me mikrokreditë, z. Ruli thotë se përmes licencimit nga Banka e Shqipërisë, dy përmbarues aktualisht të përjashtuar nga Dhoma, kanë ushtruar presion dhe shantazh ndaj qytetarëve në funksion të skemës së marrjes një kredie më të madhe për shlyerjen e kredisë problematike.
Skema është kjo: Njerëzit merren në telefon, terrorizohen e vendosen mes dy zgjedhjeve: të paguajnë disafishin e kredisë së vjetër ose të paguajnë kredi të re. Muajt e fundit janë futur në skemë edhe dy-tre përmbarues që ne i kemi denoncuar…Kanë blerë kreditë e tjera konsumatore, duke u mbështetur në artificë nënligjore
Shpikja e Sejkos? Ka kualifikuar kredinë e shitur te një palë e tretë si kredi të marrë në sportel, pra me të njëjtat detyrime për palët kontraktuese.
Guvernatori shpiku nocionin: Kredia e shitur quhet kredi e dhënë në sportel. Këtu nis edhe mashtrimi. E kemi denoncuar në SPAK Sejkon. Në datë 26 të këtij muaji merret vendimi
shprehet Ruli.
Do pritur data 26, por në çdo rast Banka do të duhet të reagonte për faktin se një vendim i saj në rastin më të keq ka krijuar probleme dhe në rastin më të mirë është keqinterpretuar.
Add new comment