Komsomolasit e biznesit: O Edi, aman bëje amnistinë fiskale!
Ndiqeni takimin e sotshëm të kryeministrit Edi Rama me ministrat nga pas, me komunitetin e biznesit. Tema: Aministia Fiskale.
Zoti Rama tha se vetëm nga rivlerësimi i pasurive dolën në sipërfaqe 1 miliardë euro. Pra që këtej edhe amnistia do jetë shumë e mirë.
E mori fjalën Luan Bregasi, biznesmen. Zoti Bregasi vetëm si biznesmen nuk foli. I shkonte goja lëng nga fjala amnisti. Sa më parë të bëhet, e domosdoshme, shumë e mirë. E kam parë draftin, është shumë i mirë. Ne mekanizmat i kemi.
Pastaj përfaqësuesi i Dhomës Britanike të Tregtisë. Edhe zotëria i lumtur me amnistinë. U ankua për e-albania-n dhe kërkoi që të mos ndërtohet Skavica sepse siç tha ai “cenohet Dibra, shtylla e shqiptarisë”.
Skeptike vetëm Dhoma Turke e Tregtisë. Pyetje nuk pati, çështjet dolën, të vazhdojë puna.
Politikën ne e dimë si e kemi, kur sheh si është biznesi, atëherë kupton veremin qelizor të këtij vendi.
PS: Pak elementë skenikë: Arben Ahmetaj qeshte. Dalina Ibrahimaj, bënte sikur dëgjonte, Ulsi Manja, tundte kokën. Edi jepte xhevap.
Add new comment