Reformat e Edit venë e vinë që ta dhjesin Shqipërinë
Në vitin 2008, pak pas shpërthimit të Gërdecit, kryeministri i tanishëm i vendit, futi duart në Kushtetutën e vendit duke marrë për vete garanci të plota përkundrejt amnistimit politik të qeverisë Berisha. Pasi opozitarizmi ia dha faturën, z. Rama, ende në opozitë, kërkoi falje për ndryshimin e Kushtetutës.
Në pushtet z. Rama mbrojti me të madhe reformën administrative territoriale, duke thënë ndër të tjera se:
Disa më pak dhe disa më shumë qeveritë e trazicionit dështuan në sfidën e administrimit të territorit. Nga ky copëzim lindin të vdekura shërbimet publike dhe dëmtohet potenciali i zhvillimit të këtyre hapësirave. Ndër shumë e shumë shifra që mund të dalin për të mbështetur sot këtë reformë, është e pa pranueshme në kushtet e Shqiperisë që administrata e komunave t’u kushtojë taksapaguesve 25 milionë dollarë në vit dhe të ketë 80 komuna me më pak se 5000 banorë dhe 70 komuna që i kanë të ardhurat 0 dhe qëndrojnë vetëm fal pagave të financuara nga buxheti i shetit. Kemi një barrë të konsiderueshme shpenzimesh për të mbajtur në këmbë një makrostrukturë që është e paralizuar në lidhje me këto komunitete
Nga këto deklamime kemi njoftimin për dështimin e plotë të reformës kur i njëjti njeri deklaroi se do marrë në administrim bashkitë që nuk shlyejnë detyrimet. Të mos e zëmë në gojë reformën në drejtësi, akti më anti-shtet që është konsumuar ndonjëherë në këtë vend, por të ndalemi te debati për hartën e re gjyqësore. Sot kryeministri ka ushtruar edhe njëherë kënaqësinë e vet të të qenit shefi i vendimeve, pavarësisht se ku çojnë ato.
Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon, shumë e thjeshtë. Unë habitem që ka akoma individë dhe grupe individësh që besojnë se me qeverinë që unë drejtoj mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Ne këtu jemi. Kush ka diçka për të ndarë, e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi e të flasim. Por, harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Të bojkotojnë sa të duan, kjo nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund të mbetet peng i vetvetes dhe i të kaluarës së vet, ku gjithmonë gjërat janë neglizhuar. Shqipëria nuk është Kina, as Amerika, as Franca, as Italia, është një vend shumë i vogël për të pasur zyra dhe institucione të panumërta. Kështu që harta gjyqësore është ajo, është e konsultuar gjatë, e dakordësuar. Kush i bie ndesh, është në të drejtën e vet ta bëjë, por pengmarrja e qytetarëve për të bërë qeverinë që të ndryshojë qëndrim është pamoralshme, e shëmtuar dhe e padobishme. Përveçse s’ka asnjë shans që të ketë sukses
tha ai.
Do kalojë pak kohë, e ato që pamë me reformat e shquara, por të shqyera rrugës, që mund të dëgjojmë diçka tjetër për hartën gjyqësore.
Është fatkeqësi e madhe qeverisja në këtë mënyrë, është konsum i madh energjie dhe investim strukturor për të zhbërë definitivisht besimin në këtë vend, ku duket se z. Rama do të jetojë vetë me zagarët politikë që ka rreth vetes. Është e pamundur që të flitet në këtë mënyrë për një temë që ngërthen interesa, opinione e kështu me radhë, duke shpallur në mënyrë kategorike vullnetin personal për një gjë që përvoja na thotë se as e kupton.
s.zaimi
Add new comment