Europa rrezikohet nga anarkia, jo tirania

Postuar në 25 Qershor, 2022 18:02
Paolo Mieli

 

Ndoshta kësaj radhe nuk është ekzagjerim të përkufzosh “historike” vendimi e solemnizuar në Bruksel – me të cilin Këshilli i Europës I ka dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat për hyrjen në BE.

Dhe në të njëjtën kohë, i ka ofruar Gjeorgjisë “perspektivën e qartë” të një kalimi të shpejtë në të njëjtin drejtim. Në konfirmim të këtij historiciteti vijnë nga Moska fyerjet e zakonshme të Dmitry Medvedev që i ka përkufizuar liderët europianë si “politikanë të nivelit të ulët, fanatikë dhe inatçorë”.

T’i lëmë mënjanë fyerjet. Por nuk mund t’I ikim një reflektimi mbi çiftin e aksit renan të cilit për traditë, i përket drejtimi i Europës: kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Për fat të keq të dy shtetarëve u është dashur të përballin emergjencën ushtarake në kushte jo optimale. Për një dështim në arritjen e një marrëveshjeje. Për domosdoshmërinë që të dy kanë patur për t’u matur me opinionin publik dhe aparate refuzues si dhe një angahzim real në favro të Ukrainës. Për peshën e vendimeve të marra në pak a shumë të shkuarën e afërt që shkonin në drejtim të kundërt me ato që konsideroheshin të domosdoshme për të sotmen(veçanërisht Gjermania). Pse ishin të detyruar të maten në sprova zgjedhore me konkurentë indulgjentë në raport me Putin(veçanërisht në Francë). Për defekte të vogla personaliteti te të dy liderët. 

Scholz – ka shkruar në këto rubrikë Jonathan Littell, me një sinqeritet të cilin mund t’ia lejojnë vetëm shkrimtarët e mëdhenj – kur vjen momenti që të dorëzohen armë Ukrainës, “zvarrit këmbët”. bashkë me një pjesë të madhe të klasës politike gjermane, pasardhës i Merkel, tregon se është i bindur – përherë sipas Littel – “se zgjidhja e varësisë energjetike të vendit në raport me Rusinë nuk është ajo për t’i ikus asaj, por të mbyllësh sytë dhe të kthehesh gradualisht plotësimit të komoditeteve të tuat të rehatshme”.

Një tjetër poet dhe romancier, Tahar Ben Jelloun ka qenë – nëse është e mundshme – edhe më përbuzës ndaj Macron duke ironizuar mbi telefonatat e tij me Kremlinin(“ai ishte i kënaqur të fliste, nuk do dimë asnjëherë nëse edhe Putin do të ishte i kënaqur”). Për ta gozhduar më pas presidentin francez në një gjykim të pamëshirshëm : Macron do kishte qenë, sipas çdo të dhëne, “një fëmijë i llastuar ” “jo në lartësinë” e detyrës historike që i ëhstyë ngarkuar.

Në ditët e para pas invazionit rus të 24 shkurtit, u duk se BE-ja synonte të jepte pamjen e një sjelljeje dinjitoze. Thuajse sikur të ishte bindur më në fund se duhej të përmbushte një mision. Dhe që, për pasojë, konsideronte se kishta ardhur ora për të dhënë provën e unitetit të qëllimeve. Dhe mbi të gjitha të karakterit. Asnjë shtetar europian do të kërkonte të strukej pas shembullit hungarez të hezitimit; përkundrazi, kësaj radhe të gjithë bashkë do i kishin treguar SHBA-ve se nga çfarë stofi përbëhet kontinenti ynë. Duke marrë vendime të përgjegjshme për luftën dhe për pasojë, për  tratativat e paqes.  Më pas ama, dora - dorës që Jo Biden nisi të tërhiqej nga skena, u bë përherë e më e qartë se “të mëdhenjtë e Europës”, në vend se të merrnin flamurin e lirisë së Ukrainës dhe të luftës kundër shtypjes ruse, ata u strukën në labirintin e procedurave dhe diskutimeve ekonomike që prej dekadash janë bërë specialiteti I tyre. Procedura dhe diskutime që shërbejnë në thelb për të marrë kohë, shtyrë te Këshilli i Ministrave vendimet, mburrur si të mrekullueshme rezultate pa rëndësi.

Çështjet gjeopolitike u mënjanuan shpejt, e gjitha u reduktua në kërkimin e një aplikimi sa më pak të dhimbshëm ndaj Rusisë. Me rezultatin e pritshëm se vështirësisë ekonomike pas pandemisë, ndoshta të pashmangshme, dotë perceptohen nga popujt tanë si pasojë ekskluzive e sanksioneve. Dhe se ndjesia e përbashkët e vendeve të veçanta të Europës, herët apo vonë do të zbarkojë në dredhi, në terrenin e lëruar bollëshm këto tetë vjet, e dredhive të krijuara për t’u ikur sanksioneve.

Paradoksi është që, për herë të parë në histori, të mëdhenjtë e euroburokracisë, Ursula von der Leyen, Roberta Metsola, Josep Borrell, Charles Michel – janë shfaqur si më të mirë sesa përfaqësuesit e zgjedhur të vendeve të aksit franko-gjerman për të cilët folëm. Më të mirë për gatishmërinë e reagimit dhe kapacitetin e gjykimit. Për gjithçka tjetër, duke ulur flamujt që i dhanë një sens politik dhe ideologjik mbështetjes kontinentale ndaj rezistencës ukrainase, vendet europiane kanë hequr dorë, ndoshta me vetëdije, nga përcjellja e një profili unitar. 

Kur ky duhet të ishte momenti në të cilin Europa duhet të gjente mënyrën për të ofruar një përfaqësim të vetes që e bën të dukshme mirë hapat e hedhur në drejtim të unitetit të vet(nëse i ka hedhur vërtet). Një unitet graniti, i përkufizuar dhe i mirë identifikueshëm. Disa ditë më parë, “Financial Times” publikoi një koment të Janan Ganesh në të cilin kolumnisti britanik shprehej se prirja e tanishme e ngjarjeve ndërkombëtare e shtyn Perëndimin jo – siç shumë druhen – në drejtimin e njerëzve të fortë apo më keq, tiranive, sesa drejt anarkisë dhe paqeverisjes. Vlen kjo për Britaninë e Madhe. Vlen për Europën. Vlen edhe për Italinë. Dhe nuk është e thënë që ky rezultat të konsiderohet si kriter për një arratisje nga rreziku.

Burimi: Corriere della Sera

Përkthimi dhe titulli shqip: ResPublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.