Ministrja Balluku e nxjerr lajmin nga dheu: Di lagje në Sarandë do kenë ujë vu!

Postuar në 22 Qershor, 2022 18:58

Në Sarandë po investojmë për të përmirësuar furnizimin me ujë të pijshëm në dy lagje të këtij qyteti, të cilat prej vitesh kanë vuajtur mungesën e këtij shërbimi. Janë më shumë se 2 mijë familje dhe 200 biznese që përfitojnë nga ky investim. Jo vetëm përmirësojmë cilësinë e jetesës së banorëve, por nxisim edhe zhvillimin e mëtejshëm të gjithë zonës, e cila po tërheq gjithmonë e më shumë turistë e vizitorë

Ky lloj njoftimi shfaqet në faqen e Facebook të ministers Belinda Balluku. Nuk dihet nëse zonja ministre e ka lexuar tekstin që ia ka bërë me siguri ndonjë këshilltar, por miqësisht, ai tingëllon disi fyes për mbipeshën politike që përfaqëson ministrja. E kudondodhur në tunele që hapen dhe ura të rëndësishme, ky njoftimi për furnizim me ujë të dy lagjeve në Sarandë, ngjan si një çikërrimë që nuk duhet asociuar me ministren strategjike të qeverisë Rama.

Lajmi megjithatë ka një rrëzëllitje të vetën: ai vjen pak ditë pasi në media qarkulloi se grekët po marrin ujin e Bistricës dhe ja ku ministrja del me një kundërlajm dhe thotë se ujin e çojmë në Sarandë. Aty ku nuk ka patur kurrë ujë, ndonëse kanë mësyrë për ta zhvilluar siç dinë në Tiranë, soj e sorollop.

Di lagje do kenë ujë vu, - do thoshte ndonjë socialist i Sarandës, çka me siguri do e bënte për të qeshur ministren punëshumë. E cila edhe ajo si gjithë kabinetua qeveritar e do lajmin dhe do të jetë Lajmi.

Ky njoftim po ashtu vjen pak pasi u vendos që ujësjellësit të kalojnë nën varësinë e qeverisë, nën varësinë e ministrisë së drejtuar nga zonja Balluku. Dhe menjëherë haberi nuk vonoi. Dy lagje sot, e dy mot, dikur Saranda do të ketë ujë. Me regjim të përmirësuar, jo 24 orë sepse ashtu mësohet keq njerëzia.

E mbani mend Shemen e ujësjellësit që thoshte se ua kam prerë tri ditë ujin e ata nuk ankohen? Nëse jo, ja këtu është:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.