Dekreti që mbylli diskutimin e rremë për Butrintin
Diskutimi për Butrintin ka marrë rrjedhën që duhej: atë të argumentit ligjor dhe ekonomik.
Presidenti i Republikë ska renditur disa argumente, në media kanë dalë të dhëna se ka leje që presin të miratohen dhe se Butrinti, pra pjesë të parkut po shihen si thela e fundit e zhvatjes. Sepse sekreti i agjentëve ekonomikë në kësi rastesh, implikon vetëm zhvatjen.
Duke patur parasysh këto mund të kuptojmë sa shtrembërt e nisën diskutimin për Butrintin ata që flisnin për kompani të huaja, mungesë specialistësh shqiptarë e ca më keq, për autoktoni. Sesa i dëmshëm është ky lloj budallallëku publik, që u jep mundësinë lloj lloj njerëzve të fusin hundët me vend e pa vend, thjesht për pak protagonizëm.
Të thuash se po na marrin Butrintin është populizëm kuturu, të thuash se po jepen kaq leje dhe se është ky projekt, është argument që e vendon debatin mbi planin e menaxhimit mbi baza racionale. Është për të ardhur keq dhe në një farë mënyre mirë, që ishte presidenti rrufepritësi i argumenti ligjor për një projekt të tillë.
Add new comment