SpaceX pushon pesë punonjës, kërkuan shkëputjen e kompanisë nga kulti i Elon Musk
SpaceX, kompania e Elon Musk për prodhimin e raketave, ka pushuar nga punë pesë punonjës për arsyse ata qarkulluan një letër kritike për drejtuesin e saj duke sugjeruar një kulturë më inkluzive.
Presidenti i SpaceX, Gwynne Shotwell, është shprheur përmes një e-mail se kompania ka përmbyllur kontratën e punës me një numër punonjësish që ishin përfshirë me çështjen e letrës. Sipas tij shkak i largimi është fakti se kompania ka çmuar se autorët kanë krijuar kushte bullizmi për punonjësit e tjerë të cilëve u kërkonin të firmosnin diçka të cilën atë nuk e mendonin.
Në letrën e publikuar fillimisht nga “The Verve” autorët parashtrojnë tri kërkesa mes të cilave shkëputja e SpaceX nga brandimi personal i Elon Musk duke sugjeruar që i gjithë ekipi drejtues të merret përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve.
Add new comment