Miratohet ekstradimi i Assange drejt SHBA-ve
Julian Assange, bashkëthemeluesi i WikiLeaks, një ndër njerëzit që përuroi erën e re të botës dixhitale në drejtimin e sigurisë, do të ekstradohet drejt SHBA. Mediat bëjnë me dije se ministri i Brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel ka miratuar tranferimin, një muaj pasi Gjykata e Lartë nuk gjeti çështje ligjore në sigurimet e autoriteteve amerikane për mënyrën sesi do të trajtohet Assange.
Nga ana e tij, australiani ka të drejtën e apelimit dhe nëse apeli i tij refuzohet ai duhet nxjerrë nga Britania brenda 28 ditëve.
SHBA e akuzonë Assange për 18 krime përfshirë spiunazhin, hakerim të kompjuterëve shtetërorë si dhe për publikimin(2010) e qindra mijëra dokumenteve konfidenciale që sipas tyre kanë vënë në rrezik jetë njerëzore. Sipas përllogaritjeve Assange mund të dënohet me 175 vjet burg, nëse gjykata i pranon ato.
Add new comment