Clinton: ShBA mund të humbasë demokracinë kushtetuese
Mjaftojnë disa vendime të gabuara që struktura të bjerë. Edhe në Amerikë për të cilën shumq shqiptarë besojnë se është e përjetshme.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, deklaroi në një intervistë për “The Late Late Show” se në ShBA ka shanse reale që të humbasë demokracinë e vet kushtetuese.
Mendoj se ka shanse reale që ne të mund të humbasim tërësisht demokracinë tonë kushtetuese për një dy dekada nëse marrim vendime të këqija. Nuk jam naiv rreth kësaj. Por nuk kam qenë kurrë kaq i shqetësuar për strukturën e formës sonë demokratike të qeverisjes
tha ai.
Ai ka lënë të kuptohet se kërcënimi kryesor është urrejtja dhe ndasitë që predikohen nga e djathta ekstreme.
Add new comment