Pas Lituanisë edhe Çekia konsideron daljen nga nisma kineze "16+1"
Parlamenti i Republikës Çeke ka miratuar së fundmi një rezolutë përmes së cilës i kërkon qeverisë të dalë nga nisma e Kinës “16+1”, quajtur ndryshe si rruga e re e Mëndafshit.
Al Jazeera shkruan se ministri i Jashtëm, Jan Lipavsky është pro rezolutës duke mbrojtur qëndrimin e vet me rezultatet e dobëta të nismës.
Premtimet kryesore të formatit ekonomik “16+1” nuk janë përmbushur, sikunder edhe përfitimi reciprok ekonomik. Kjo edhe pas një dekade. Këto mospermbuahje po na çojnë në rikonsiderimin e pjesëmarrjes sonë
është shprehur ai.
E nisur në vitin 2012 nisma kineze nuk ka sjellë shumë.
Lituania p.sh u largua vitin e shkuar duke deklaruar se nisma po përdoret për të ndarë Europën. Si kundërpërgjigje Kina bojkotoi importet lituaneze, një sinjal ky edhe për vende të tjera që mund të synojnë këtë politikë.
Në këto kushte diskutimi mbi neutralitetin ideologjik të tregtisë rimerr vlerë pasi shantazhi që ka dalë në plan të parë do të ketë pasoja. Edhe pse sanksionet janë edhe ato një formë shantazhi, madje radikale.
Add new comment