Shtylla kurrizore e Serbisë nis të kërcasë, Brnabiç: Vizita e Lavrov përcaktohet nga logjistika
Vizita e parashikuar e ministrit të Jashtëm rus në Serbi ka krijuar dhimbje të madhe koke në Beograd. Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka folur për “vështirësi logjistike” gjatë një interviste në Tv Pink, elementë këto që lënë shumë vend për interpretim.
Është vërtet e pabesueshme se situata në Europë dhe botë është e tillë saqë presidenti i një vendi duhet të merret me gjëra të tilla si logjistika e udhëtimit të një ministri të jashtëm, të cilat përcaktojnë nëse ai do të vijë ose jo
tha Brnabiç që ka folur për “mbingarkesë fluturimesh”.
Kryeministrja ka pranuar se vizita e Lavrov e vendos Serbinë në një “situatë skajshmërisht të vështirë”, por ajo provon deklaratën e presidentit Vuçiç në inaugurimin e tij se “Shkespiri, Dostojeski, Heminguei dhe Gëte mund të lexohen njësoj në Serbi”.
Situata skajshmërisht e vështirëpër të cilën flet Brnabiç konfirmon se sa ngushtë po rri Liria në këto kohë në botën e Lirë, sesi Tirania e një solidariteti të paprecedentë po vendos botën në kushte prag urie, për një arsyetim politik ndaj dikujt me të cilin deri më dje luhej tregti e madhe dhe partneritet strategjik.
Add new comment